Ugandë, zbulohen rezerva minerale me vlerë 370 miliardë dollarë

“Ky zbulim do të sigurojë industrializimin e Ugandës dhe do të na vendosë ne në një pozicion kyç në arenën ndërkombëtare”, tha ministrja Nankabirwa

Në rajonin Busoga të Ugandës janë zbuluar elementë të rrallë të tokës të cilët deklarohen se kanë një vlerë prej 370 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e mineraleve të mbajtur në kryeqytetin Kampala, u njoftua se në vend janë zbuluar elementë të rrallë të tokës si itrium, galium dhe skadium.

Madhësia e rezervës, e cila u njoftua për publikun në konferencën e minierave, e cila mblodhi së bashku investitorë potencialë në industritë minerare dhe ndihmëse nga vende të ndryshme, u theksua se është 300 milionë tonë.

Ministrja e energjisë dhe zhvillimit mineral të Ugandës, Ruth Nankabirwa deklaroi se Kina dominon tregun botëror në prodhimin e elementeve të rralla të tokës. “Ky zbulim do të sigurojë industrializimin e Ugandës dhe do të na vendosë ne në një pozicion kyç në arenën ndërkombëtare”, shtoi Nankabirwa.

Ajo theksoi se do të sigurojnë eksplorimin dhe menaxhimin në mënyrë të vazhdueshme të minierave të Ugandës. Nankabirwa tha se deri në vitin 2024 do të përfundojnë punimet dhe do të fillojnë nxjerrjen e mineraleve.

“Studimet e fizibilitetit të kryera deri më tani tregojnë mundësinë e më shumë depozitave të mineraleve”, tha për mediat lokale David Kyagulanyi, një zyrtar i kompanisë minerare të Ugandës.​​​​​​​

Elementet e rralla të tokës, krahas prodhimit të pjesëve të automjeteve dhe avionëve, përdoren edhe në prodhimin e qarqeve elektronike.

Kategoritë
BotaLajme