Ukraina: 10 civilë të vdekur dhe 14 të plagosur nga sulmet e fundit të Rusisë

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës presidenciale, tha në Telegram se kishte viktima në sulmet në rajonet Dnipro, Kharkiv, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Kherson

Ukraina tha sot se dhjetë civilë humbën jetën dhe 14 persona u plagosën për shkak të sulmeve të Rusisë të shtunën në rajone të ndryshme të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës presidenciale, tha në Telegram se kishte viktima në sulmet në rajonet Dnipro, Kharkiv, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Kherson.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Rusia ka humbur 65 mijë ushtarë, 2.529 tanke dhe 5.193 automjete të blinduara që kur Moska filloi luftën më 24 shkurt.

Ndërkaq, më 21 shtator, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu kishte njoftuar për 5.937 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftë.

Kategoritë
BotaLajme