Ukraina: Biden po i ‘jep’ fitoren Rusisë. Nuk fitojmë dot kundër Moskës pa raketat me rreze të gjatë

Kievi është zhgënjyer nga deklarata e presidentit Biden i cili sqaroi se nuk do të dërgonte raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, të cilat mund të arrinin deri në territorin rus.

Këshilltari i Presidentit Zelenski,  thotë se fitorja kundër Rusisë pa këto sisteme armësh të avancuara do të ishte e pamundur për Ukrainën.

“Një fitore ushtarake kundër Rusisë është e pamundur nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë furnizimet e artilerisë me rreze të gjatë veprimi. Edhe një numër i vogël i sistemeve të armëve sado pak, do të ndryshonte vijimësinë e konfliktit dhe do t’i mundësonte trupave ukrainase të mbroheshin kundër sulmeve ruse me rreze të gjatë veprimi,” tha ai.

Zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar se po shqyrtonin kërkesën e Kievit për të dërguar sisteme raketash me gjuajtje të shumëfishta MLRS, të cilat mund të godasin objekte deri në 300 kilometra largësi.

Dërgimi i armëve të tilla në Ukrainë, ngriti shqetësime në perëndim se ato mund të përdoreshin për të sulmuar objektivat brenda territorit rus, çka mund të çonte në përshkallëzimin e konfliktit.

Presidenti Biden të hënën hodhi poshtë kërkesat e Kievit, me qëllimin e vetëm të mos përfshirjes së NATO-s në një konflikt në shkallë të gjerë me forcat e Moskës.

Kategoritë
BotaLajme