Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në faqen e tij në Telegram.
Pamjet e postuara nga Zelensky treguan të burgosur të gëzuar, shumë të mbështjellë me flamuj ukrainas, duke zbritur nga autobusët dhe duke u ribashkuar me të dashurit në një vend që nuk u zbulua për arsye sigurie, transmeton Telegrafi.
Zelensky falënderoi “partnerët, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe”, dhe të gjithë ata që punojnë për të kthyer ukrainasit në shtëpi.
Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët qëndrojnë pas shkëmbimeve të tjera të të burgosurve.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj po i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore në Bjellorusinë aleate përpara se të ktheheshin në Rusi, duke pranuar gjithashtu përpjekjet ndërmjetësuese të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën të mërkurën në Poltava, Ukrainë, për të marrë pjesë në funeralet e disa prej 14 viktimave të një sulmi rus të shtunën e kaluar. /Telegrafi/