Ukraina do të marrë mijëra terminale të reja për Internetin Starlink

Ukrainasit tashmë përdorin shërbimin e internetit satelitor të SpaceX të quajtur Starlink, dhe tani ata do të marrin mijëra terminale të rinj.

Në fakt janë më shumë se 10,000 antena që po mbërrijnë në Ukrainë falë vendeve evropiane që do të ndajnë kostot.

“SpaceX dhe Elon Musk janë të shpejtë për t’iu përgjigjur problemeve dhe na ndihmojnë. Musk na siguroi se ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Kur humbëm energjinë elektrike, i dërgova një mesazh atë ditë, dhe ai menjëherë u përgjigj dhe ndërmori disa hapa. Ai e kupton situatën”, tha për Bloomberg zëvendëskryeministri ukrainas Mykhailo Federov.

Megjithatë, Ukraina do të duhet të gjejë fonde shtesë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

10,000 terminalet e rinj do t’i shtohen 22,000 ekzistues dhe do të përdoren për të “stabilizuar lidhjet në situata kritike. Federov shtoi se nuk ka alternativë për internetin satelitor.

Më herët këtë vjeshtë, SpaceX i kërkoi Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së të marrë përsipër kostot që lidhen me Starlink sepse kompania “nuk është në gjendje të dhurojë terminale në Ukrainë ose të financojë ato ekzistuese për një kohë të pacaktuar”. Megjithatë, Musk e tërhoqi këtë pozicion dhe vuri në dukje se SpaceX do të vazhdojë të financojë qeverinë ukrainase falas edhe pse po humbet para. Në nëntor, u njoftua se çmimi i një terminali Starlink në Ukrainë pothuajse është dyfishuar nga 385 dollarë në 700 dollarë, ndërsa abonimi mujor ka rënë nga 100 në 75 dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti.

Kategoritë
BotaLajme