Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

FILE PHOTO: Kremlin spokesman Dmitry Peskov attends a news conference of Russian President Vladimir Putin after a meeting of the State Council on youth policy in Moscow, Russia, December 22, 2022. Sputnik/Valeriy Sharifulin/Pool via REUTERS/File Photo

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Ukraina “natyrisht që në një mënyrë ose në një tjetër do të marrë pjesë në negociata”.

“Do të ketë një pistë dypalëshe ruso-amerikane të atij dialogu dhe një pistë që do të lidhet me përfshirjen e Ukrainës”, citoi agjencia e lajmeve TASS të thoshte Peskov, raporton BBC.

“Negociatat do të zhvillohen me Putinin dhe Zelenskyn”, konfirmon

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth u pyet sot në Bruksel nëse ai mund të garantojë që një marrëveshje nuk do të detyrohet për Ukrainën dhe se Europa do të përfshihet në negociata.

Ai është pyetur gjithashtu nëse dërgesat e armëve në Ukrainë do të vazhdojnë gjatë negociatave.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se Presidenti Donald Trump i ka telefonuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave.

“Çdo negociatë që ka pasur do të bëhet me të dyja”, thotë Hegseth.

Ai shton se NATO dhe anëtarët e saj europianë do të luajnë një rol në “nevojën për paqe”, duke thënë se negociatat “prekin shumë njerëz”.

Hegseth thotë se “fondet e ardhshme” mund të jenë në tryezën e negociatave.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka reaguar ashpër marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin për t’i nisur negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bëhet pa përfshirjen e Kievit.

“Nuk mund ta pranojmë atë, si një shtet i pavarur, çfarëdo marrëveshje që mund të bëhet pa ne. Mund ta them këtë shumë qartë për partnerët tanë – secila negociatë bilaterale për Ukrainën, jo për çështjet tjera, por çdo bisedë për luftën në Ukrainë, pa neve, nuk do të pranohet”, ka thënë Zelensky gjatë një vizite në një central bërthamor në perëndim të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme