Ukraina duhet të “përgatitet për të gjithë skenarët” në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Ukraina duhet të “përgatitet për të gjithë skenarët” në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, ka paralajmëruar ministri i saj i brendshëm, shkruan The Guardian.

Dhjetra punonjës të shërbimit emergjent të Ukrainës me maska ​​​​gazi dhe kostume hazmat morën pjesë në një stërvitje për reagimin ndaj fatkeqësive mes frikës për një tjetër fatkeqësi të ngjashme me Çernobilin.

Ata po stërviten për evakuimin e të lënduarve, kryerjen e skanimeve të rrezatimit dhe larjen e automjeteve të kontaminuara.

“Askush nuk mund të kishte parashikuar që trupat ruse do të qëllonin me tanke mbi reaktorët bërthamorë. Është e pabesueshme”, tha Denys Monastyrsky.

Për sa kohë që centrali kontrollohet nga Rusia ka “risqe të mëdha”, shtoi ministri.

Kategoritë
BotaLajme