Ukraina fiton terren, mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet: Ushtarët rusë braktisin pozicionet

Ukraina duket se ka shënuar një fitore të rëndësishme në përballjen me ushtrinë e Rusisë.

Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare kanë shfaqur forcat e armatosura të Moskës, por pa faktuar nëse janë apo jo të grupit Wagner duke u larguar me vrap dhe në kaos nga pozicionet e luftimit.

Ndërsa në raportime është shtuar se Kievi ka mundur të fitojë territore të rëndësishme në zonat jugore që më parë ishtin të pushtuara

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov në deklaratat e dhëna ka shtuar se se Ukraina nisi një sulm në veri të Bakhmutit me më shumë se 1000 trupa dhe deri në 40 tanke duke u konsideruar si mësymja më e madhe e realizuar deri më tani.

Por ai pranon pjesërisht humbjen duke shtuar se ishin përballur 26 sulme, dhe se ishin tërhequr nga njëra zonë, për t’u rivendosur në pozicione më të favorshme në veriperëndim të Bakhmutit.

Edhe kreu i vagner ka deklaruar tërheqjen duke shtuar se forcat e Zelenskit mud të përdorin një aks shumë të rëndësishëm dhe që kishte peshë të lartë taktike duke mundësuar lëvizjen e mjeteve ushtarake

Nga ana tjetër kievi nuk ka pranuar të komentojë situatën, edhe pse është pranuar se trupat ushtarake kanë fituar rreth 2 kilometër terren

Një ditë më parë ishte presidenti Zelenski i cili në takimin me krerët e ushtrisë ka deklaruar se armiku psikologjikisht ishte përgatitur për të pranuar humbjen.

Kategoritë
BotaLajme