Ukraina hedh poshtë propozimin rus për armëpushim 36-orësh

Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim 36 orësh.

Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”, tha ai.

 

“Mbani për vete hipokrizinë tuaj”, shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.

I pari i shtetit rus, Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme