Ukraina konfirmon sulmin në rajonin Rostov të Rusisë

Forcat ushtarake ukrainase kanë konfirmuar se qëndrojnë pas sulmit ndaj një depoje nafte në rajonin Rostov të Rusisë.

Sipas zyrtarëve të Kremlinit, sulmi shkaktoi një “zjarr të madh” dhe përfshiu të paktën 30 dronë.

Ushtria ukrainase deklaroi në Telegram këtë mëngjes se “Atlas është pjesë e kompleksit ushtarako-industrial rus që furnizon ushtrinë ruse me produkte nafte”.

Një stacion radar i një sistemi mbrojtës ajror rus, Buk u sulmua gjithashtu në rajonin jugor të Zaporizhzhias në Ukrainë, shtoi deklarata në Telegram.

Ukraina ka intensifikuar sulmet brenda territorit rus, veçanërisht pas lejes nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja që armët e tyre të përdoren përtej kufirit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Kategoritë
BotaLajme