Ukraina: Përgatitjet për kundërsulm ndaj Rusisë në fazën e përfundimit

“Përgatitjet po përfundojë sepse ushtarët tanë krahas armëve dhe pajisjeve duhet të marrin trajnime”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Reznikov

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se përgatitjet për kundërsulm ndaj Rusisë janë në fazën e përfundimit, transmeton Anadolu.

Në një takim të mbajtur në Qendrën për media të Forcave të Ukrainës, Reznikov tha se përgatitjet për kundërsulm janë drejt përfundimit. Ai theksoi se pajisjet që vendet aleate kanë premtuar janë dorëzuar pjesërisht dhe se janë drejt fazës përfundimtare trajnimet lidhur me disa lloje të armëve.

“Përgatitjet po përfundojë sepse ushtarët tanë krahas armëve dhe pajisjeve duhet të marrin trajnime. Kemi marrë armë shumë moderne, kryesisht në aspektin e ‘mjeteve të blinduara'”, tha ai.

Reznikov tha se përveç koalicionit të tankeve “Leopard 2” dhe “Challenger”, Ukraina ka marrë shumë automjete të blinduara të llojeve të ndryshme. “Tanket ‘Leopard 1’ do të vijnë. Presim më shumë ‘Abrams’, por mendoj se ato nuk mund të mbërrijnë në këtë kundërsulm. Por, ekipet tona kanë shkuar për trajnim”.

Ministri ukrainas vuri në dukje se ushtria ukrainase ka marrë shumë automjete të blinduara kryesisht “Bradley” dhe “Marder”, se këto pajisje janë bërë të gatshme dhe se janë dorëzuar pjesërisht.

“Ka pajisje për të cilat nuk janë përfunduar ende trajnimet. Ekipet do të vijnë bashkë me pajisjet kur të përcaktohet vendi nga kryekomandanti. Në aspektin global jemi gati. Me lejen e Zotit do të kryejmë (kundërsulm) në momentin që të ketë vendim të komandantëve dhe të kushteve të motit”, shtoi Reznikov.

Kategoritë
BotaLajme