Ukraina pretendon: Njësitë tona po përparojnë edhe në jug

Zëdhënësja e Komandës Jugore të ushtrisë së Ukrainës, Humeniuk tha se njësitë e Ukrainës në frontin jugor kanë përparuar “disa kilometra” në rajonet e marra më parë nën kontroll nga forcat ruse

Ushtria e Ukrainës pretendon se kanë përparuar edhe në rajonet e marra nën kontroll nga forcat ruse në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komandës Jugore të ushtrisë së Ukrainës, Natalia Humeniuk tha se njësitë e Ukrainës në frontin jugor kanë përparuar “disa kilometra” në rajonet e marra më parë nën kontroll nga forcat ruse.

Ushtria e Ukrainës më 29 gusht njoftoi fillimin e një sulmi në frontin jugor kundër forcave ruse. Krahas kësaj, forcat ukrainase njoftuan se që nga 7 shtatori kanë filluar të rimarrin rajonet e marra nën kontroll nga forcat ruse në rajonin e Kharkivit në lindje të vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dje në një deklaratë tha se mbi 30 vendbanime kanë rimarrë nga forcat ruse në rajonin e Kharkivit në lindje të vendit.

Kategoritë
BotaLajme