Ukraina pretendon se ushtria ruse ka humbur 70.250 ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më tani ka humbur 70.250 ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më tani ka humbur 70.250 ushtarë ndërsa në ditën e fundit ushtria ruse ka humbur 550 ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se që nga fillimi i luftës e deri më tani janë neutralizuar 70.250 ushtarë rusë dhe se në ditën e fundit janë vrarë 550 ushtarë rusë. Më tej thuhet se Ukraina ka rrëzuar 273 avionë, 252 helikopterë dhe ka shkatërruar 2.659 tanke, 5.401 mjete të blinduara, 1.708 topa, 380 raketahedhëse dhe 195 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin ushtrisë ruse.

“Forcat ruse kanë humbur 4.107 automjete, 16 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 1.406 mjete ajrore pa pilot (dronë)”, bëhet e ditur në deklaratë ku theksohet se 351 raketa lundruese të lëshuara nga ushtria ruse janë goditur dhe shkatërruar nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu më 21 shtator deklaroi në se luftën me Ukrainën kanë humbur jetën 5.937 ushtarë rusë.

Kategoritë
BotaLajme