Ukraina, që nga fillimi i luftës është rivendosur kontrolli në 1.620 vendbanime

Tymoshenko tha se ushtria e Ukrainës vazhdon luftën e saj për të siguruar sërish kontrollin në vendbanimet që forcat ruse kanë marrë nën kontroll në Ukrainë

Presidenca e Ukrainës njoftoi se që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt e deri më tani nga forcat ruse janë rimarrë 1.620 vendbanime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, në një postim nga llogaria e tij Telegram dha informacion lidhur me rajonet në të cilat është rivendosur kontrolli në vendbanimet që forcat ruse kanë marrë nën kontroll që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Tymoshenko tha se ushtria e Ukrainës vazhdon luftën e saj për të siguruar sërish kontrollin në vendbanimet që forcat ruse kanë marrë nën kontroll në Ukrainë.

Pasi theksoi se sot në vend festohet “Dita e Mbrojtësve të Atdheut”, Tymoshenko tha se, “Sot është një festë e rëndësishme. Dita e Mbrojtësve të Atdheut. Falë jush, (ushtarëve ukrainas) janë çliruar 1.620 vendbanime nga pushtuesit rus”.

Më tej, Tymoshenko ndër të tjera theksoi se si pasojë e sulmeve që forcat ruse kanë ndërmarrë më 13 tetor në rajonet Kharkiv, Donetsk, Mykolaiv, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kherson, kanë humbur jetën tetë persona dhe janë plagosur 20 civilë.

Kryetari i Bashkisë Karhkiv, Ihor Terekhov, ka theksuar se forcat ruse sot kanë kryer katër herë sulme raketore kundrejt rajonit Kharkiv.

Kategoritë
BotaLajme