Ukraina: Që nga fillimi i luftës janë vrarë 15.800 ushtarë rusë

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa në njoftimin theksohet se forcat ukrainase kanë shkatërruar 108 avionë rusë, 124 helikopterë dhe 530 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka njoftuar se rreth 15.800 ushtarë rusë janë vrarë në këtë vend që nga fillimi i luftës.

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa në njoftim theksohet se forcat ukrainase kanë shkatërruar 108 avionë rusë, 124 helikopterë dhe 530 tanke.

Gjithashtu u shkatërruan 1.597 automjete të blinduara, 280 topa, 82 sisteme raketore dhe 47 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkisnin rusëve.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt, të paktën 977 civilë janë vrarë dhe 1.594 të tjerë janë plagosur.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 3.6 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.

Kategoritë
BotaLajme