Ukraina: Qëllimi i Rusisë është shkatërrimi i plotë i shtetësisë dhe kombit ukrainas

Qëllimi strategjik i Rusisë në luftë është shkatërrimi i plotë i shtetësisë dhe kombit ukrainas, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.

Ajo në një konferencë tha: “Qëllimet kryesore strategjike, ushtarako-politike dhe ushtarako-ekonomike të Rusisë në lidhje me shtetin tonë mbeten shkatërrimi i plotë i shtetësisë dhe kombit ukrainas, si dhe shkatërrimi i themeleve ushtarake dhe ekonomike të shtetit tonë”.

Malyar tha se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshinin gjithashtu shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve të dërguara në Ukrainë nga partnerët e huaj dhe dëmtimin e infrastrukturës së transportit të përdorur për transportin e mallrave ushtarake dhe civile.

Ajo shtoi se situata mbetet e vështirë për forcat ukrainase dhe se fokusi kryesor i Rusisë tani ishte vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

Kategoritë
BotaLajme