Ukraina: Rusia mund të nisë së shpejti një sulm të ri në Zaporizhzhia

Zv/ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Anna Malyar, tha se Rusia përforcoi të paktën pesë grupe taktike batalioni në drejtim të qytetit Zaporizhzhia

Zv/ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyar, tha se Rusia së shpejti mund të nisë një sulm të ri në qytetin Zaporizhzhia, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas lajmit në faqen “RBK Ukraine”, Malyar në një transmetim të përbashkët të kanaleve televizive lokale tha se Rusia përforcoi të paktën pesë grupe taktike batalioni në drejtim të Zaporizhzhia-s.

“Bëhet fjalë për atë që armiku të nisë sulm në Zaporizhzhia ose Novopavlovsk ose të kthehet në drejtim të Velika Novoselovka-Pokrovskoye për të rrethuar njësitë tona”, tha Malyar.

Kategoritë
BotaLajme