Sulmi u krye kundër infrastrukturës së aeroportit ushtarak Engels-2, ku janë të vendosura bombarduesit Tu-95MS dhe Tu-160 të Divizionit të 22-të të Aviacionit të ushtrisë ruse, thuhet në një deklaratë
Ushtria ukrainase ka kryer një sulm ajror ndaj infrastrukturës së aeroportit ushtarak Engels-2 pranë qytetit Engels në rajonin Saratov të Rusisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të bërë në llogarinë Telegram të Regjimentit të 14-të të Komplekseve të Aviacionit pa pilot të Forcave të Sistemeve pa pilot të Ushtrisë së Ukrainës, thuhet se është kryer një sulm ajror ndaj Rusisë.
Sulmi u krye kundër infrastrukturës së aeroportit ushtarak Engels-2, ku janë të vendosura bombarduesit Tu-95MS dhe Tu-160 të Divizionit të 22-të të Aviacionit të ushtrisë ruse, njoftohet në deklaratën ku thuhet se sulmi ajror u krye së bashku nga njësitë e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të ushtrisë ukrainase dhe komponentë të tjerë.
Më tej në deklaratë thuhet se një zjarr shpërtheu në tanke në objektin industrial “Crystal” ku magazinohet karburanti special i përdorur për bombarduesin TU-160. “Është përfunduar një operacion kompleks që ka zgjatur me ditë për të zvogëluar aftësitë strategjike të aviacionit të armikut”, shtohet po ashtu në deklaratë.
– Ushtria ukrainase ka kryer një sulm të ngjashëm në të njëjtin rajon edhe më 8 janar
Ishte njoftuar se më 8 janar në qytetin Engels në rajonin e Saratovit të Rusisë që u sulmua me dron nga Ukraina, u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Guvernatori i rajonit Saratov, Roman Busargin, në deklaratën e tij dha informacione për sulmin e Ukrainës me dronë ndaj Saratov.
Duke vënë në dukje vazhdimin e zjarrit që shpërtheu në një zonë industriale në Engels për shkak të sulmit, Busargin njoftoi se ishte marrë një vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në rajon.