Ukraina thotë se po mposhtin rusët, reagojnë nga Rusia

Trupat ukrainase po sulmojnë pozicionet ruse përgjatë gjithë frontit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia pretendon se ofensiva e Kievit ka dështuar, transmeton Gazeta Metro.

Ukraina, tani e armatosur me armë të sofistikuara që vijnë nga Perëndimi, bëri një shtytje të re këtë javë për të rimarrë territoret në jug të vendit.

Rusia kapi zona të mëdha të Ukrainës jugore pranë bregut të Detit të Zi në fazën e parë të luftës gjashtëmujore, duke përfshirë rajonin Kherson, i cili shtrihet në veri të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Moska.
Ukraina e sheh rimarrjen e këtyre rajoneve si çelësin për të parandaluar përpjekjet e Rusisë për të kapur më shumë territor në perëndim, gjë që përfundimisht mund të ndërpresë hyrjen e Kievit në Detin e Zi.

Britania, një aleate e Ukrainës, tha të martën se forcat ukrainase kishin shtuar zjarrin e tyre të artilerisë në frontin jugor, por se nuk mund të konfirmonte shtrirjen e përparimit të saj territorial.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase u mundën në këtë përpjekje, duke shtuar se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan dhjetëra raketa pranë Khersonit.

“Të gjitha synimet tona do të arrihen”, tha ai./gazetametro.net

 

 

 

Kategoritë
BotaLajme