Ukraina zbulon gënjeshtrën e Wagner: Nuk ka mungesë municionesh, po avancon në Bakhmut

Duket se kërcënimi i mercenarëve të Wagner se do të largohej nga fronti i luftës në Bakhmut ka qenë një blof i radhës i gatuar në Kremlin dhe këtë e kanë zbuluar vetë drejtuesit e rezistencës në Ukrainë.

Në një komunikim përmes rrjeteve sociale, koloneli ukrainas Roman Hryshchenko, komandanti i Brigadës së 127-të të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës konfirmon se mercenarët ruse jo vetëm që nuk kanë ndërmend që të largohen nga Bakhmuti, por kanë shtuar ndjeshëm sulmet në ditët e fundit.

Sipas tij, edhe fjalët e “Kuzhinierit” të Putin se ushtarët e tij po përballen me mungesë armatimi nuk janë të vërteta dhe këtë e tregon vetë avancimi i tyre në Bakhmut.

Qyteti lindor, ka qenë kryeqendra e luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe të dyja palët kanë pësuar humbje të rënda.

Prej disa javësh, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin kërcënonte dhe drejtonte gishtin nga drejtuesit e ushtrisë ruse se ishte lënë vetëm në front dhe se kishte mungesa armatimesh.

Ai shkonte dhe më tej teksa i akuzonte gjeneralët e Putin si të paaftë.

Kategoritë
BotaLajme