Ukrainasit goditën avionin, fluturimi i fundit i gjeneralit rus (Video)

Ditën e sotme në rrjetet sociale është publikuar videoja e momenteve të fundit të një gjenerali rus, i cili u vra nga forcat ukrainase. Gjenerali Kanamat Botashev ishte pjesë e një formacionit, të dy avionëve që po fluturonin mbi rajonin e Donbas, kur avioni i tij prej 9 milionë paund u godit nga një raketë tokë-ajër, shkruan Daily Mail.

Botashev u qëllua në fund të majit teksa po përpiqej të ndihmonte trupat tokësore ruse t’i shpëtonin një rrethimi nga forcat ukrainase. Goditja nga forcat ukrainase ishte aq precize sa ai nuk ishte në gjendje të tërhiqej përpara se avioni të rrëzohej.

Ky është gjenerali i nëntë që ka humbur jetën në luftimet në Ukrainë. Videoja e fluturimit të fundit të Botashev u identifikua nga analisti ushtarak Rob Lee pas lajmit për vdekjen e tij në mediat ruse.

Piloti luftarak 63-vjeçar kishte dalë në pension përpara se të kthehej në vijën e parë. Të paktën 31 pilotë ushtarakë rusë kanë humbur jetën mbi Ukrainë, megjithëse shifra mund të jetë më e lartë.

Kanamat Botashev lindi në 1959 në Karachay-Cherkessia, u diplomua në Institutin e Lartë të Aviacionit Ushtarak Yeysk dhe u kualifikua si luftëtar-bombardues. Pamjet e fluturimit të fundit të Botashev vijnë pasi  Rusia humbi një tjetër kolonel në Ukrainë vetëm disa ditë më parë.

Nënkolonel Zaur Dimayev, zëvendëskomandant i batalionit të 4-të të regjimentit të forcave speciale Akhmat Kadyrov, u vra të martën në rajonin e Donbas.

Rikujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres  bëri thirrje të premten thirrjen e tij për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në ditën e 100-të të luftës në Ukrainë. Që nga ditët e para të luftës, ai tha se Kombet e Bashkuara kanë mbështetur popullin ukrainas.

 

Kategoritë
BotaLajme