Ukrainasit kanë arritur të godasin një bazë ushtarake ruse me dronë me rreze të gjatë veprimi – duke e goditur më saktësisht objektin ku gjendeshin ushtarët – dhe si kundërpërgjigje ndaj sulmit të përgjakshëm rus që vrau dhjetëra civilë ukrainas të dielën dhe plagosi qindra tjerë.
Sulmi kishte shënjestruar Brigadën e 112-të të ushtrisë ruse, e cila po mbikëqyrej nga inteligjenca ukrainase prej ditësh me qëllim të grumbullimit të sa më shumë informacioneve, transmeton Telegrafi.
Ndryshe rusët kishin shkrepur dy raketa balistike Iskander-M duke e goditur qytetin ukrainas Sumy, ku shumë civilë e pësuan me jetë në këtë sulm.
Bëhet fjalë për raketa Iskander të njohura ndryshe si 9M27K që fluturon deri në 1,400 metra lartësi mbi objektivin.
Në pamjet amatore shfaqet momenti kur droni godet objektin dhe në qiell ngritët një “top i zjarrtë”. Madje ky moment u filmua nga kënde të ndryshme.