Ukrainasit kanë më shumë frikë nga rritja e çmimeve sesa nga përshkallëzimi i luftës

Një studim i kryer nga grupi sociologjik “Rating” ka treguar se ukrainasit e shohin rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike si sfidat më të mëdha për vendin në vitin 2025.

Sipas rezultateve të studimit, shqetësimi kryesor për ukrainasit është rritja e çmimeve, të cilën e kanë përmendur 33 për qind e të anketuarve, ndërsa 32 për qind janë shprehur të shqetësuar për krizën ekonomike.

Më pak të anketuar kanë frikë nga intensifikimi i luftës dhe nga okupimi territorial, përkatësisht 27 për qind e tyre.

Studimi është zhvilluar midis nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2024, duke përfshirë 5.600 të anketuar nga të gjitha rajonet e Ukrainës, përveç territoreve të përkohësisht të okupuar të Krimesë dhe Donbasit.

Pothuajse 80 për qind e popullsisë dhe 76 për qind e bizneseve e konsiderojnë korrupsionin si problemin e dytë më të madh në vend, ndërsa agresioni ushtarak rus është i pari.

Kategoritë
BotaLajme