Ukrainasit talleshin me rusët që pushonin në Krime: Kremrat kundër diellit nuk do t’ju mbrojnë

Pasi gadishulli i Krimesë, më saktë qyteti Novofedorovka, u trondit nga shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video propagandistike në të cilën talleshin disi me rusët.

Në një video prej 35 sekondash, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se njerëzit kanë mundësinë të kalojnë pushimet e tyre verore në disa vende në mbarë botën. Aty ndër të tjera shfaqen Dubai, Antalia dhe Kuba.

Megjithatë, ministria tha se disa njerëz ende zgjedhin Krimenë për pushimet e tyre verore.

“Është një gabim i madh”, ishte mesazhi i ministrisë teksa në sfond luheshin skenat e shpërthimeve në bazën ushtarake, si dhe deklaratat e rusëve që po largohen nga Krimea të mërzitur nga skenat.
“Në qoftë se ata nuk duan një pushim të pakëndshëm veror të nxehtë, ne i këshillojmë mysafirët tanë të çmuar rusë që të mos vizitojnë Krimenë e Ukrainës. Sepse asnjë sasi kremi kundër diellit nuk do t’i mbrojë ata nga efektet e dëmshme të pirjes së duhanit në ambiente të paligjshme,” tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme