Ukrainë, 7 civilë humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin rus në Kherson

Zëvendës shefi i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Tymoshenko tha se 7 civilë humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm të forcave ruse ndaj qytetit Kherson

Zëvendës shefi i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko njoftoi se 7 civilë humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm të forcave ruse ndaj qytetit Kherson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Tymoshenko tha se në sulmin që ushtria ruse kreu në qendrën e qytetit Kherson humbën jetën 7 civilë ndërsa 58 të tjerë u plagosën, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përmes një deklarate nga llogaria e tij në rrjetet sociale, reagoi ndaj sulmit që forcat ruse kryen kundër qytetit Kherson.

Zelenskyy akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e civilëve në Ukrainë. “Khersoni, mëngjesin e së shtunës, një ditë para Krishtlindjeve, në mes të qytetit. Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është luftë sipas rregullave, ky është terror, është të trembësh dhe të vrasësh për kënaqësi”.

Kategoritë
BotaLajme