Ukrainë, centrali bërthamor në Zaporizhzhia shkëputet nga rrjeti i energjisë

Kompania bërthamore Energoatom tha se centrali u shkëput pasi zjarri dëmtoi linjat e energjisë që e lidhnin atë me rrjetin

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë është shkëputur nga rrjeti elektrik për herë të parë, tha operatori shtetëror i energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania bërthamore Energoatom tha se centrali u shkëput pasi zjarri dëmtoi linjat e energjisë që e lidhnin atë me rrjetin.

Autoritetet pro-ruse në Energodar, ku ndodhet termocentrali, thanë se sistemi i sigurisë u aktivizua në termocentral për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike pas konflikteve në rajon.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Termocentrali Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Centrali, i cili ka gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet gjenerues të energjisë elektrike prej 5.700 megavatë-orë, siguron 20 për qind të totalit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Sulme artilerike zhvillohen rreth termocentralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Kategoritë
BotaLajme