Ukrainë, humbin jetën 11 civilë nga sulmet ruse në 24 orët e fundit

Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë kanë humbur jetën 429 fëmijë ndërsa mbi 1.246 janë plagosur

Në sulmet e forcave ruse në zona të ndryshme të Ukrainës kanë humbur jetën 11 civilë ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës shefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko përmes një postimi në Telegram njoftoi se forcat ruse më 20 tetor kanë kryer sulme të armatosura në vendbanime të ndryshme të Ukrainës.

Ai tha se më shumë sulme janë kryer ndaj zonave Kharkiv, Mykolaiv dhe Donetsk. Tymoshenko theksoi se si pasojë e sulmeve të forcave ruse në 3 rajonet në fjalë kanë humbur jetën 11 civilë ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.

– Në luftën në Ukrainë kanë humbur jetën 429 fëmijë

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së Kryeprokurorit të Ukrainës u dhanë informacione për fëmijët që humbën jetën për shkak të luftës në Ukrainë që nga 24 shkurti, kur filloi lufta.

Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë kanë humbur jetën 429 fëmijë ndërsa mbi 1.246 janë plagosur.

Më tej thuhet se nuk është e mundur të merren informacione për fëmijët që kanë vdekur ose janë plagosur për shkak të luftës në rajonet e kontrolluara nga forcat e Rusisë në Ukrainë dhe se këto informacione mund të ndryshojnë.

Kategoritë
BotaLajme