Ukrainë, të paktën 4 persona humbën jetën nga sulmet ruse në Zaporizhzhia

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas Zaporizhzhia

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Telegram nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës thuhet se forcat ruse kryen sulme me raketa ndaj vendbanimeve civile në Zaporizhzhia.

“Raketa S-300 ka goditur një ndërtesë 5-katëshe. Sipas të dhënave paraprake humbën jetën 4 persona, 8 tjerë janë plagosur ndërsa 5 persona janë zhdukur, njëri prej të cilëve është fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rrënojat e ndërtesës në fjalë.

Ekipet e shërbimit në vendngjarje vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit ndërsa pastrojnë fushën e mbeturinave nga rrënojat.

Në zonë u ngritën tenda për të pastrehët, ku si pasojë e shpërthimit të dhunshëm u dëmtuan edhe disa shtëpi në zonën përreth.

Kategoritë
BotaLajme