‘Unë kam qenë në Psikiatri, shkoni edhe ju’, Latifi e deputetët tallen mes vete

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se gjendja në spitalin e psikiatrisë është e rëndë në infrastrukturë. Për këtë, ai ka ftuar edhe deputetët që të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të shohin kushtet, meqë tha se kur ai e ka vizituar është tmerruar nga gjendja e keqe.

“Ju kisha lutur të gjithë deputetëve, shkoni në psikiatri!, tha Latifi, gjë që shkaktoi të qeshura në Komision, derisa deputetët i thënë Latifit nëse po u thotë të shkojnë atje në cilësinë e pacientëve.

“Si pacientë a?”, tha njëri nga anëtarët e Komisionit.

Kategoritë
LajmeVendi