UNESCO përfshinë kaligrafinë arabe në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale

Aplikimi për përfshirjen e artikullit Kaligrafi, njohuri, aftësi dhe praktikë arabe është bërë me pjesëmarrjen e 16 vendeve arabe nën udhëheqjen e Arabisë Saudite.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) ka përfshirë kaligrafinë arabe në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.

Aplikimi për përfshirjen e artikullit Kaligrafi, njohuri, aftësi dhe praktikë arabe është bërë me pjesëmarrjen e 16 vendeve arabe nën udhëheqjen e Arabisë Saudite dhe nën mbikëqyrjen e Organizatës së Ligës Arabe për Kulturën dhe Shkencën Arsimore (ALECSO).

Ministri i Kulturës së Arabisë Saudite, Badr bin Abdullah bin Ferhan tha se përfshirja e kaligrafisë arabe në listën e UNESCO-s është realizuar në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministria në kuadër të promovimit dhe zhvillimit të këtij arti, raporton agjencia saudite e lajmeve (SPA).

Agjencia e lajmeve e Omanit (ONA) raporton se vendimi për përfshirjen e kaligrafisë në listën prestigjioze është marrë në një takim të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, i cili aktualisht po mbahet në Paris dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

ALECSO kërkesën për përfshirjen e kaligrafisë në listën e UNESCO-s e ka paraqitur më 30 mars të vitit 2020 ndërsa përveç Arabisë Saudite, aplikacioni përfshin edhe Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Tunizinë, Algjerinë, Irakun, Sudanin, Omanin, Palestinën, Libanin, Kuvajtin, Egjiptin, Marokun, Mauritanine dhe Jemenin.

Kategoritë
Kulturë