UNHCR dënon dhunën vdekjeprurëse ndaj civilëve në Siri

UNHCR miratoi projektligjin i cili parashikon dënimin e përdorimit të dhunës që shkakton vdekje kundrejt civilëve në Siri dhe mbërritjen e ndihmave humanitare pa pengesë në vend

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) dënoi përdorimin e dhunës vdekjeprurëse ndaj civilëve në Siri dhe bëri thirrje që ndihmat humanitare jetike të mbërrijnë tek personat në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të Sesionit të 51-të, në Këshill u paraqit një projektligj për situatën humanitare në Siri.

Projektligji i cili parashikon dënimin e përdorimit të dhunës që shkakton vdekje kundrejt civilëve në Siri, mbërritjen e ndihmave humanitare pa pengesë në vend dhe rritjen e mbështetjes për të afërmit që presin lajm nga civilët e zhdukur, u pranua me 25 vota “Pro” dhe 6 vota “Kundër”.

Sesioni i 51-të i UNHCR-së do të përfundojë sot.

Kategoritë
BotaLajme