”Unioni i Diplomuarve në Turqi” dhuroi rreth 3 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Pas tragjedisë së tërmetit në Turqi shumë organizata në Kosovë u mobilizuan për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi. Njëra prej organizatave që nisi fushatën për ndihmë ishte edhe Unioni i Diplomuarve në Turqi

“Jemi në dhimbje dhe pikëllim të madh për shkak të tërmetit që ndodhi në shumë krahina të Republikës së Turqisë. Është koha për të treguar shpirtin e solidaritetit me popullin turk, siç na kanë treguar dhe vazhdojnë të na tregojnë ne si të diplomuar të Turqisë. Për këtë arsye ne sot po nisim një fushatë ndihme humanitare për të prekurit nga ky tërmet”, ishte thirrja e tyre gjatë fushatës

Për këtë fushatë kishte interesim të madh nga diplomuarit kosovar në Turqi ku shumën e mbledhur nga kjo fushatë transferuan Qendrës së Menaxhimit të Situatave Emergjente (AFAD). Sipas një deklarate të bërë nga ky union thuhet se deri më tani kanë mbledhur 2895 €, të cilët pas transferit të mjeteve përfaqësuesit e unionit realizuan një vizitë tek Ambasadori i Turqisë në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi