Urdhër që ushtria të jetë gati për shkak të Kosovës, por ministri i Vuçiqit sqaroi diçka

Ministri serb, Millosh Vuqeviq, pasi foli se si është forcuar ushtria serbe dhe se si ajo është në gjendje gatishmërie, ka thënë se kjo nuk do që të keqkuptohet e të merret si “gatishmëri për luftë”.

“Presidenti i Republikës, si Kryekomandant, ka lëshuar një urdhër te ushtria serbe, që të jenë në gatishmëri, që ta rrisin nivelin e gatishmërisë luftarake, në atë pikë që mund t’i përgjgjet cdo detyre. Natyrisht, askush nuk do konflikte dhe luftëra, askush nuk mendoj që të luajë lojëra e lojëra”, ka thënë ministri serb i Mbrotjes në mëngjes dhe kjo deklaratë e tij u transmetua në mediat në Serbi dhe në Kosovës.

Milosh Vuqeviq ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin “s’mund të jesh i qartë, sepse kurrë nuk e di” dhe se nga bisedimet që ka pasur me ndërkombëtarët, thotë se ata nuk duan “ndonjë eskalim të situatës”.

Ndonëse ka folur për negociata, në vazhdim të bisedës së tij, toni ka ndryshuar, shkruan mediumi serb në Kosovë, “Kossev”.

“Ushtria serbe është gati që të zbatojë secilin urdhër të Presidentit të Serbisë, si Komandant Suprem, duke e mbrojtur shtetin e Serbisë dhe qytetarët e saj, dhe të kujdesët për sigurinë e serbëve në Kosovë. Kjo është detyra e ushtrisë serbe dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë. Ne përkrahim, ne duam që këto gjëra të ndodhin dhe të bëhen në tavolinën e negociatave në dialog”, ka thënë Vuqeviq.

Ministri serb ka përsëritur disa herë se nuk dëshiron që kjo të merret si përgatitje për luftë, edhe pse deklaron se “ushtria e Serbisë është disa herë më e fortë se që ka qenë” dhe se ajo i zbaton urdhrat e udhëheqjes shtetërore.

“Është mirë mirë të negociosh për 1000 ditë se sa të jesh në një llogore për një orë”.

Kategoritë
LajmeRajoni