Ylli i Gjermanisë, Robert Andrich, ka zbuluar se krimbat e miellit janë një nga ushqimet që e ndihmojnë të performojë mirë në Euro 2024.
Andrich ka qenë në formë të mirë për Gjermaninë në Euro 2024, duke filluar të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij deri më tani. Ata mundën Danimarkën 2-0 në fazën e parë të eliminimit direkt dhe tani po përgatiten për çerekfinale kundër Spanjës, dhe Andrich ka zbuluar se krimbat e miellit janë një nga ushqimet e tij të preferuara.
Mesfushori mbrojtës ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke e lyer atë në ngjyrë rozë.
Ai thotë se shijon krimbat e miellit sa herë që mundet, por ato janë të paligjshme për t’u importuar në disa vende si Mbretëria e Bashkuar për shmebull. Megjithatë, ato hahen rregullisht në Evropë, sidomos si të pjekura.
Duke folur në një bisedë në YouTube me shokun e skuadrës gjermane, David Raum, ai tha: “Më pëlqejnë krimbat e miellit. Ata janë një burim i mirë proteinash. Në fakt mendoj se janë të mrekullueshëm”.
Gjermania do të luajë kundër Spanjës në çerekfinale sot nga ora 18:00. Një fitore e tyre do t’i dërgonte në gjysmëfinale mes Francës ose Portugalisë.