Ushtar i ri nga Kroacia vdiq pasi shoku i tij më i mirë e rrahu brutalisht

Mlladiq (21) është rrahur brutalisht natën nga e premtja në të shtunë, në sheshin kryesor në Pozhegë. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra.

Policia arrestoi për shkak të rrahjes 20-vjeçarin M.K., i cili është nga i njëjti vend me ushtarin e ri. Ndaj tij ka përfunduar hetimi penal dhe dyshohet për veprën penale plagosje e rëndë me pasoja fatale.

Gjegjësisht, të shtunën, më 15.04.2023, rreth orës 02:15 në Pozhegë, në Trg Svetoj Trojstva në parking, pas një debati të shkurtër verbal, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një 21 vjeçar duke e goditur disa herë. në zonën e kokës.

Si pasojë e goditjeve, 21-vjeçari është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë edhe disa herë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Duke pasur parasysh se lokacioni është i mbuluar nga kamera, mediat kroate raportojnë se sulmi ka qenë brutal dhe se ka pasur goditje të forta dhe të shumta në kokë. Gjithashtu ata shprehen se policia e ka pritur pranë vendit të ngjarjes, por ai ka bërë sikur donte të ndihmonte dhe nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.

Ushtari u shtrua në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me kokë të thyer. Ai kishte gjakderdhje të brendshme dhe kishte lënduar pjesë të tjera të trupit. U krye edhe reanimacion, por trajtimi në një gjendje të tillë ishte i vështirë.

Portali lokal Pozega.eu ka raportuar se dy të rinjtë kanë qenë miq dhe se kanë qenë bashkë atë natë, por ende nuk dihet asgjë për motivet.

“Ata u rritën bashkë që në moshë të vogël, vetëm një vit diferencë. U shoqëruan, ndanin të mirat dhe të këqijat. Ata ishin të pandarë”, thanë me mosbesim vendasit për portalin.

M.K dhe i rrahuri Jakov ndanë edhe lëndinën e klubit të futbollit për të cilin të dy luanin, stërviteshin dhe shkonin në ndeshje.

Kategoritë
LajmeRajoni