Ushtarët izraelitë arrestojnë 12 palestinezë në Bregun Perëndimor

Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, ka bërë të ditur se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 të dyshuar të kërkuar për akuza të ndryshme në vendbanime të Bregut Perëndimor dhe se gjatë bastisjeve janë konfiskuar disa armë dhe eksplozivë

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë me akuza të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm rrethuan një shtëpi në lagjen Rujaib të Nablusit në Bregun Perëndimor. Mes forcave izraelite dhe personave të armatosur palestinezë u zhvilluan përleshje disa orëshe në shtëpi.

Forcat izraelite pasi ndërhynë me eksploziv arrestuan 3 palestinezë brenda shtëpisë.

Ushtria izraelite pretendoi se personat e ndaluar në shtëpi kërkoheshin me akuzën e të shtënave ndaj makinës së një koloni hebre në Bregun Perëndimor javën e kaluar.

Sipas deklaratës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, 4 palestinezë u plagosën nga plumbat e vërtetë të ushtarëve izraelitë gjatë incidenteve me forcat izraelite dhe banorëve të rajonit Rujaib dhe u dërguan në spital.

Nuk janë dhënë informacione për gjendjen e të plagosurve.

Nga ana tjetër, zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, në një deklaratë me shkrim, ka bërë të ditur se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 të dyshuar të kërkuar për akuza të ndryshme në vendbanime të Bregut Perëndimor dhe se gjatë bastisjeve janë konfiskuar disa armë dhe eksplozivë.

Në deklaratë thuhet se ka pasur incidente me palestinezë në zonat e bastisura në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme