Ushtarët izraelitë bastisin kampin e refugjatëve në Jenin

Sipas burimeve lokale, gjatë bastisjes shpërthyen përleshjet mes forcave izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze

Ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, për arsye të panjohur, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, gjatë bastisjes shpërthyen përleshjet mes forcave izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze. Teksa Izraeli dërgoi përforcime në disa pjesë të kampit pas ngjarjeve, palestinezët u përgjigjën duke hapur zjarr dhe duke përdorur eksplozivë të bërë me dorë.

Brigada Izzeddin Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, bëri një deklaratë me shkrim për ngjarjet. “Muxhahedinët tanë po përballen me forcat pushtuese rreth kampit të refugjatëve në Jenin dhe po sulmojnë ushtrinë okupuese me plumba dhe eksplozivë”, thuhet në deklaratën e Izzeddin Qassam.

Brigadat e Kudsit, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik tha gjithashtu se: “Forcat pushtuese po qëllojnë intensivisht me plumba rreth kampit”. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

– Tensionet në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë bastisur qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar kohët e fundit dhe kanë arrestuar palestinezë.

Në përleshjet e palestinezëve kundër bastisjeve, përveç plumbave të gomës, ushtarët izraelitë ndërhyjnë edhe me plumba të vërtetë kundër palestinezëve që protestojnë veçanërisht në zona si Jenin dhe Nablus.

Kategoritë
BotaLajme