Ushtarët izraelitë ndërhyjnë ndaj protestave të palestinezëve në Bregun e okupuar Perëndimor

Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj protestave të organizuara në pjesë të ndryshme të Bregut të okupuar Perëndimor, në mbështetje të palestinezëve në Jerusalemin Lindor.

Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj protestave të organizuara në pjesë të ndryshme të Bregut të okupuar Perëndimor, në mbështetje të palestinezëve në Jerusalemin Lindor.

Palestinezët demonstrojnë pranë pikave të kontrollit ushtarak izraelit në qytetet Ramallah dhe Betlehem në Bregun Perëndimor.

Palestinezët që protestojnë ndaj trajtimit të policisë izraelite ndaj palestinezëve në Jerusalemin e okupuar Lindor u vunë zjarrin gomave të automjeteve dhe iu përgjigjën me gurë ndaj ushtarëve izraelitë.

Ndërkaq ushtarët izraelitë përdorën gaz lotsjellës, bomba zanore dhe plumba gome për t’i shpërndarë palestinezët.

Ekipet e ndihmës së parë në zonë njoftuan se dhjetëra demonstrues ishin prekur nga gazi lotsjellës deri më tani, por bënë të ditur se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, policia izraelite keqtrajtoi dhe arrestoi një punëtor mjekësor palestinez ndërsa shpërndau të mbledhurit në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor.

Një grup i palestinezëve u mblodhën në Portën e Damaskut pas namazit të teravisë për të festuar heqjen e barrierave në zonë pasi policia izraelite u tërhoq.

Tensionet janë rritur përsëri në rajon pasi policia izraelite arrestoi disa anëtarë të këtij grupi.

Policia izraelite duke u përpjekur të shpërndajë grupin, goditi dhe arrestoi disa palestinezë, përfshirë edhe një punonjës shëndetësor identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Kategoritë
BotaLajme