Ushtarët izraelitë shkatërruan një klinikë që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Bregun Perëndimor të pushtuar
Ushtarët izraelitë shkatërruan një klinikë që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë në llogarinë e mediave sociale të UNRWA-së thuhet se ushtarët izraelitë bastisën dhe shkatërruan një klinikë në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.
Theksohet se forcat izraelite dëmtuan rëndë të njëjtën klinikë në korrik 2023.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se dëme të tilla i pengojnë familjet palestineze në rajon të kenë akses në kujdesin shëndetësor dhe se OKB-ja dhe institucionet e kujdesit shëndetësor nuk duhet të jenë në shënjestër.