“Ushtari robot” i Türkiye-s lëshon raketë

Synohet që Barkan të jetë ndihmës i rëndësishëm i forcave të sigurisë në shumë drejtime, kryesisht për rritjen e suksesit të operacionit, parandalimin e humbjeve të jetëve dhe uljen kostos së operacionit.

Mjeti tokësor pa pilot i Türkiye-s, Barkan, ka shtuar në mesin e armëve të tij mini sistemin raketor të drejtuar me lazer “Mete”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjetet autonome tokësore pa pilot po integrohen në njësitë ushtarake për të përmbushur detyrat bazë si zbulimi, vëzhgimi dhe transporti i municioneve, nëpërmjet menaxhimit në distancë ashtu edhe duke perceptuar mjedisin përmes sistemeve sensorë. Mjeteve tokësore pa pilot të cilët cilësohen dhe si “ushtarë robot” që janë zhvilluar në përmasa dhe konfigurime të ndryshme për nevoja të ndryshme, po i shtohen pajisje të cilat do të mund të përmbushin shumë detyra.

Edhe HAVELSAN e cila në strukturën e industrisë turke të mbrojtjes ka marrë përsipër përgjegjësi të ndryshme, duke u bazuar në këto nevoja në fushën e luftës moderne projektoi dhe prodhoi mjetin tokësor pa pilot Barkan.

Synohet që Barkan të jetë ndihmës i rëndësishëm i forcave të sigurisë në shumë drejtime, kryesisht për rritjen e suksesit të operacionit, parandalimin e humbjeve të jetëve dhe uljen kostos së operacionit.

Deri më sot tek Barkan janë integruar sistem i armëve të stabilizuara me komandë në distancë Sarp-L 7,62 mm për të krijuar fuqi zjarri, sistem të krahut robotik, si dhe sistemi mast 3 metra për misionet e zbulimit-vëzhgimit. Krahas këtyre detyrave, Barkan me barelën e tij transportuese mund të përdoret për shpëtimin e ushtarëve në fushën e betejës me rrezikun më të ulët ose për transportimin në mënyrë të sigurt pajisjet e nevojshme për ushtarët në pikat ku ka nevojë me koshin e ngarkesës.

HAVELSAN, me platformën e parë të emërtuar Barkan 1 ka kryer një sërë aktivitetesh. Me analizat dhe konsultimet e kryera me ekspertët e fushës pas aktiviteteve në terren, u zhvillua Barkan 2.

Teksa Barkan ka arritur të hyjë në inventarin e forcave të sigurisë pak kohë pas daljes së tij, theksohet se në përputhje me marrëveshjen ka mjete që vazhdojnë proceset e pranimit.

Krahas të gjithë këtyre proceseve, për Barkan vazhdon edhe integrimi i sistemeve të armëve të ndryshme. Mini sistemi raketor i drejtuar me lazer “Mete” i zhvilluar nga ROKETSAN si një pjesë e këtyre përpjekjeve, ka zënë vendin e tij në mesin e opsioneve të armëve të Barkan.

Në testimin e qitjes të realizuar pas punimit të integrimit, Barkan goditi me sukses objektivin e tij me mini sistemin raketor të drejtuar me lazer “Mete”. Nën çatinë e industrisë turke të mbrojtjes teksa kryhen projekte të ndryshme për mjete tokësore pa pilot, me këtë punim, Barkan, u bë mjeti i parë tokësor pa pilot me të cilin u krye goditje me raketë të drejtuar.

Krahas kësaj, për Barkan po zhvillohet në mënyrë të veçantë edhe projektimi për multi lëshuesin. Lëshuesi në strukturën modulare do të mund të integrohet mbi shumë mjete tokësore pa pilot.

Kategoritë
BotaLajme