Ushtari rus i akuzuar për krime lufte në Ukrainë, pranon vrasjen e një civili

Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin akuzohet se vrau me armë zjarri një civil 62-vjeçar të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit dhe përballet me burgim të përjetshëm, raporton BBC.

Prokurorët thonë se mund të vijnë më shumë gjyqe, pas identifikimit të mijëra krimeve të mundshme të kryera nga forcat ruse. Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët.

Kategoritë
BotaLajme