Hutit jemenas kanë rrëzuar dy avionë pa pilotë të tipit MQ-9 Reaper brenda më pak se shtatë ditësh, ka pranuar ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ushtria amerikane thotë se Hutit kanë rrëzuar Reaper-in e parë më 10 shtator, ndërsa të dytin të hënën. Një video online tregon rrëzimin dhe mbetjet e djegura në tokë pas këtij incidenti në provincën Dhamar të Jemenit.
Dronët General Atomics Reapers, që kushtojnë rreth 30 milionë dollarë secili, mund të fluturojnë në lartësi deri në 15,240 metra dhe kanë qëndrueshmëri deri në 24 orë përpara se të duhet të zbresin. Këto avionë janë përdorur prej vitesh nga ushtria amerikane dhe CIA mbi Jemenin.
Gjeneral majori i Forcave Ajrore të SHBA-ve, Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit, thotë se autoritetet po vazhdojnë hetimin për rrëzimin e së hënës, por refuzon të japë detaje. Ai shton se pretendimi i Hutit se kanë rrëzuar 10 Reaper-a që nga fillimi i fushatës së tyre në nëntor për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit “nuk është i saktë.”
“Për arsye sigurie nuk mund të jap numrin e saktë,” tha Ryder.