Mouaz Moustafa, drejtori ekzekutiv i Task Forcës Siriane të Emergjencave, tha në X se Timmerman “është i sigurt dhe i shëndoshë dhe është kthyer në duart e amerikanëve”
Shtetasi amerikan Travis Timmerman është larguar nga Siria nga ushtria amerikane pasi u lirua nga robëria e regjimit në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu.
Timmerman, 29 vjeç, u lirua nga qendra e paraburgimit dhe torturës “Dega e Palestinës” (Far Falastin) në Damas, bashkë me mijëra të burgosur të tjerë të cilët u liruan pas rënies së regjimit Baath të dielën. Timmerman tha për Anadolu se ai u kap nga forcat e sigurisë kufitare siriane shtatë muaj më parë, teksa ishte në malet midis Libanit dhe Sirisë.
Mouaz Moustafa, drejtori ekzekutiv i Task Forcës Siriane të Emergjencave, tha në X se Timmerman “është i sigurt dhe i shëndoshë dhe është kthyer në duart e amerikanëve”. Postimi përfshinte foto të dorëzimit të supozuar të Timmerman-it në ushtrinë amerikane.
“Faleminderit qeverisë së re në Damask që na ndihmoi dhe na shoqëroi në mënyrë të sigurt në Garnizonin Tanf. Siria është e lirë dhe po ashtu edhe amerikanët e arrestuar nga kafsha Asad”, ka shkruar Mustafa.
Zyrtarët e mbrojtjes që folën për CBS News konfirmuan transferimin e Timmerman-it në ushtrinë amerikane. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë, pyetjet mbi këtë çështje ia referuan Pentagonit.