Ushtria e Libanit shënjestron dronin e Izraelit pasi shkeli kufirin

Ushtria libaneze tha se një dron izraelit ka shkelur kufirin në qiellin e qytetit Hunin në jug të Libanit

Ushtria e Libanit njoftoi se hapi zjarr ndaj një mjeti ajror pa pilot izraelit me arsyetimin se e shkeli kufirin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata me shkrim nga ushtria është publikuar në agjencinë zyrtare libaneze NNA.

Në deklaratë thuhet se një dron izraelit ka shkelur kufirin në qiellin e qytetit Hunin në jug të Libanit.

Thuhet se droni ishte në shënjestër të anëtarëve të ushtrisë pasi u pa në hapësirën ajrore libaneze.

Në deklaratë nuk jepet asnjë detaj për fatin e dronit dhe ende nuk ka asnjë deklaratë nga autoritetet izraelite.

Kategoritë
BotaLajme