Ushtria izraelite bëri shkatërrime të mëdha në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

Në qytetin Jenin ku Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 21 janari, buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan ndërtesat e palestinezëve dhe infrastrukturën në lagjen lindore të qytetit

Forcat izraelite bënë shkatërrime të mëdha në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Në qytetin Jenin ku Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 21 janari, buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan ndërtesat e palestinezëve dhe infrastrukturën në lagjen lindore të qytetit.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gaza të dielën më 19 janar, ushtria izraelite nisi të martën e 21 janarit një sulm në qytetin Jenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilin e quajti “Muri i Hekurt”.

Në sulmet e saj që kryen në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite dëmton transportin, ujin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën e komunikimit si dhe shkatërron shtëpitë në rajon.

Ushtria izraelite krahas bastisjeve, sulmeve ajrore, hedhjes në erë të vendbanimeve civile, shkatërrimit të infrastrukturës me makineri ushtarake dhe detyrimit të palestinezëve të migrojnë, po dëmton jetën dhe pronën e palestinezëve përmes akteve të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme