Raportohet se ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e bombardimit që ushtria izraelite ka kryer në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës
Raportohet se ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e bombardimit që ushtria izraelite ka kryer në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Ministria e Brendshme në Gaza thuhet se Izraeli ka sulmuar kampin e refugjatëve Jabalia.
Në deklaratë thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e bombardimit në një ndërtesë në lagjen Al-Khulefa në pjesën qendrore të kampit të refugjatëve Jabalia.
Mësohet se ndërtesa ishte 5 kate dhe u shkatërrua nga sulmi izraelit. Gjithashtu u shkatërruan edhe shtëpitë përreth ndërtesës.
Dëshmitarët okularë thanë se nga zona e bombarduar u hoq trupi i një personi dhe 10 të plagosurve.