Ushtria izraelite njofton tërheqjen e saj nga rajoni Khiyam në Libanin jugor

Ushtria izraelite tha se vazhdon të jetë e vendosur në rajonet që ka pushtuar në jug të Libanit dhe argumentoi se ushtria “operon në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit”

Ushtria izraelite ka pretenduar se është tërhequr nga rajoni Khiyam në Libanin jugor, transmeton Anadolu.

Në një njoftim, ushtria izraelite tha se ‘Brigada e 7-të’ përfundoi misionin e saj në Khiyam më 11 dhjetor dhe në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit, në rajon u vendosën ushtria libaneze dhe trupat e Forcës së Përkohshme Paqeruajtëse e OKB-së në Liban (UNIFIL), nën koordinimin e SHBA-së.

Ushtria izraelite tha se vazhdon të jetë e vendosur në rajonet që ka pushtuar në jug të Libanit dhe argumentoi se ushtria “operon në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit”.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve ‘NNA’, njësitë e ushtrisë u vendosën në pesë pika rreth qytetit Khiyam në jug, ku Izraeli filloi të tërhiqej, nën koordinimin e misionit UNIFIL.

Sipas kësaj, ushtria libaneze filloi të vendoset në një zonë ku ushtria izraelite u tërhoq për herë të parë pas shpalljes së armëpushimit më 27 nëntor.

Ushtria libaneze gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos i afrohen zonës dhe të ndjekin udhëzimet e ushtrisë.

Kategoritë
BotaLajme