Ushtria izraelite sulmon Gazën me artileri

Ushtria izraelite goditi me artileri një kullë ushtarake në jug të Rripit të Gazës së bllokuar.

Ushtria izraelite goditi me artileri një kullë ushtarake në jug të Rripit të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, automjetet që i përkisnin ushtrisë izraelite kanë hyrë në tokat palestineze në pjesën lindore të Khan Younis në jug të Gazës.

Forcat e ushtrisë bombarduan me predha artilerie kullën ushtarake, e cila është nën kontrollin e forcave të Ministrisë së Brendshme në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se “një mjet shpërthyes shpërtheu pranë forcave izraelite që kryenin aktivitete ushtarake në zonën e sigurisë në kufirin e Gazës”.

Në deklaratë thuhet se pas incidentit, i cili nuk shkaktoi humbje jete apo plagosje, tanket e ushtrisë bombarduan një pikë të Hamasit.

Autoritetet palestineze ende nuk kanë dhënë deklaratë për këtë çështje.

Kategoritë
BotaLajme