Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor

Ushtria izraelite ka 31 ditë që vazhdon sulmet në qytetin Jenin dhe kampin e saj të refugjatëve dhe prej 25 ditësh në qytetin Tulkarm dhe kampin e refugjatëve në këtë rajon

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që dëshmitarët kanë dhënë për AA-në, forcat izraelite në qytetin Salfit kanë rrethuar shtëpinë e familjes së palestinezit Amman Avde të vrarë më parë me pretendimin për goditje me thikë të dy izraelitëve dhe pasi kanë evakuuar me forcë shtëpinë ku jetonte familja Avde e kanë shkatërruar atë me eksploziv.

Amman Avde u qëllua me armë për vdekje pas një sulmi me thikë në qytetin izraelit të Holon në gusht 2024, i cili la dy izraelitë të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

– Sulmet në Jenin dhe Tulkarm

Ushtria izraelite ka 31 ditë që vazhdon sulmet në qytetin Jenin dhe kampin e saj të refugjatëve dhe prej 25 ditësh në qytetin Tulkarm dhe kampin e refugjatëve në këtë rajon.

Ushtria izraelite ka dërguar automjete të reja ushtarake dhe buldozerë në rajon dhe ka vazhduar të shkatërrojë shtëpitë, infrastrukturën dhe rrugët në qytete.

– Ushtria izraelite shkatërroi edhe një shtëpi në Nablus

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi në fshatin Majdal Bani Fadil në qytetin Nablus.

Rami Nassar, kreu i këshillit të fshatit Majdal Bani Fadil tha se ushtria izraelite kreu bastisje në zonën Jubeil të fshatit.

Nassar tha se ushtarët izraelitë e detyruan Mohammed Ebrahim Abu Zayed dhe familjen e tij të evakuonin shtëpinë e tyre dhe më pas e shkatërruan atë.

Më tej Nassar tha se Izraeli e shkatërroi shtëpinë rreth 160 metra katrorë me pretekstin se “nuk kishte leje”.

Në kuadër të Marrëveshjes së Dytë të Oslos të nënshkruar ndërmjet Palestinës dhe administratës izraelite në vitin 1995, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, që mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor të pushtuar iu la Palestinës ndërsa menaxhimi administrativ i “Zonës B” që ishte 21 për qind iu la Palestinës dhe “siguria” e saj Izraelit, ndërsa “menaxhimi administrativ dhe i sigurisë” i “Zonës C”, që mbulon 61 për qind iu la Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme