Ushtria kineze paralajmëron luftanijen amerikane në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Pekini njoftoi se forcat e saj gjurmuan, monitoruan dhe paralajmëruan largimin e anijeve luftarake amerikane në përputhje me ligjin pranë ishujve Xisha

Armata Çlirimtare Popullore (AÇP) e Kinës njoftoi se një luftanije amerikane “kaloi” në ujërat territoriale kineze pranë ishujve Xisha, transmeton Anadolu.

Luftanija u dëbua nga ujërat, tha në një deklaratë, koloneli i lartë i Forcave Ajrore Tian Junli, zëdhënës i Komandës Jugor të AÇP-së.

Ishujt Xisha, të njohur gjithashtu si Ishujt Parcel, ndodhen në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Lëvizja e SHBA-së ka “rrezikuar seriozisht” paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, tha Tian.

“Më 23 mars, shkatërruesi i SHBA-së USS Milius hyri ilegalisht në ujërat territoriale pranë ishujve Xisha të Kinës pa lejen e qeverisë kineze. Forcat detare dhe ajrore të Komandës Jugore të AÇP-së kineze kryen gjurmim dhe monitorim e të gjithë procesit të shkatërruesit amerikan në përputhje me ligjin dhe e paralajmëroi atë”, thuhet në deklaratë.

“Trupat e Komandës Jugore të AÇP-së do të qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri të lartë dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Kinës, si dhe paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore”, shtoi Tian.

Kategoritë
BotaLajme